Benevento mban fort Memushajn, rroga ishte deçizive

1

Ledian Memushaj qëndron te Benevento. Pas tentativave të fundit të Barit dhe Salernitanës, me Empolin që hoqi dorë me kohë, mesfushori nga Vlora dhe pjesë e kombëtares, do të vijojë këto gjashtë muaj me skuadrën verdhekuqe, që mban vendin e fundit në renditjen e Serisë A. Ka qenë presidenti i Beneventos, por edhe rroga, ato që kanë çuar në këtë drejtim final.

Memushaj, në verë, në rast se verdhekuqtë bien nga kategoria, do të laroghet me zero, duke qenë se kështu ka lënë akordin  me presidentin e skuadrës. Salernitana provoi deri në orët e fundit të ditës së mbrëmshme, kur edhe mbyllej merkato, por nuk arriti dkot akordin. Memushaj fiton 200 mijë euro në sezonn dhe kjo shifër nuk mund të mbulohej dot. Të kujtojmë që mesfushori kuqezi është ndër lojtarët më të përdorur nga ana e De Zerbit, që kur ka ardhur te Benevento.

You might also like
1 Comment
  1. ELIOT says

    MEMUSHAJ SHKO NE ANGLIE DHE DO TE FITOSH 200 MIJE EUROS NE MUAJ ..SE E MERITONE ..MOS E HUMB KOHEN NE ITALIE ……MERCI

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.