Benatia: Mbase një ditë do arrijmë perfeksionin

0

Mbrojtësi i Bajernit, Medhi Benatia, e di se cila është rruga e suksesit që Bajerni të fitojë Championsin apo të arrijë perfeksionin. Para ndeshjes me Shaktarin, në konferencë për shtyp ai u shpreh se skuadra bavareze ende nuk është aty ku duhet. “Sidomos në pjesën e parë të sezonit, ne bëmë mirë. Kemi pasur disa vështirësi pas pushimeve të dimrit. Nuk mendoj se jemi perfektë ende, gjë që e ka thënë edhe trajneri. Gjithmonë ka vend për përmirësim. Ne kemi një trajner të madh dhe kaq shumë kampionë në bord, por nuk është kjo gjithcka. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të punojmë fort dhe të përpiqemi të përmirësohemi. Mbase një ditë do arrijmë perfeksionin”, u shpreh marokeni.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image