Benatia: Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambient islamik

Medhi Benatia është prezantuar si lojtari më i ri i ekipit të Al Duhail. Marokeni la Juventusin për t’u transferuar drejt Katarit, ku tashmë do të mbrojë ngjyrat e kampionëve. Mbrojtësi ka folur pas prezantimit, duke shpjeguar arsyen e zgjedhjes së tij si dhe ka shpalosur objektivat që ka me ekipin e ri.

“Al Duhail ishte zgjedhja më e mirë për mua dhe familjen time. Dua të arrij shumë objektiva me këtë ekip. Kam veshur fanella të rëndësishme si Roma, Bajern Mynih dhe Juventus dhe kam fituar shumë trofe. Tani kam objektiva të reja. Ky ekip mund të fitojë Ligën e Kampionëve të Azisë.”

“Unë besoj se zgjedhja ime duhet të respektohet, sepse mendova se ishte më e mira për mua dhe familjen time. Dua që fëmijët e mi të rriten në një ambient islamik. Mund të kisha shkuar dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe ose në Arabinë Saudite, por e kam preferuar Katarin sepse shumë lojtarë të ekipit kombëtar maroken luajnë këtu.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *