Benaser: Milani nuk refuzohet kurrë, gati të jap 2000%

0

Milani po ndërton një ekip me djem të rinj dhe me shumë perspektivë. “Gladiatori” i radhës që zbarkon në “San Siro” është Ismael Benaser. 21-vjeçari ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të kuqezinjve, ku ka treguar arsyen pse zgjodhi Milanin dhe çështje të tjera rreth tij. Mesfushori shprehet se është e pamundur të refuzosh Milanin dhe është 2000% gati të nisë aventurën me kuqezinjtë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij klubi të lavdishëm. Nuk di çfarë të them, përveçse jam entuziast dhe i nderuar që jam këtu. Milani është një nga klubet më të lavdishme në botë për historinë e tyre. Kur Milani telefonon, nuk mund të thuash ‘jo’. Thjesht duhet të shkosh atje!”

“Nuk e prisja gjithë këtë përparim timin sepse tre vite më parë nuk isha duke luajtur për ekipin tim kombëtar. U tregova i duruar, u stërvita shumë dhe tani gjithçka është e bukur. Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka, mezi pres të filloj dhe ju siguroj se jam 2000% gati”, u shpreh algjeriani i talentuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.