“Bëmë baba të ngjaj”, Ajaksi kërkon djalin e legjendës rumune

Ajaksi i Amsterdamit është vënë në ndjekje të talentit rumun Iani Haxhi. Nuk bëhet fjalë për një futbollist dosido, pasi 20-vjeçari është i biri i legjendës së futbollit Rumun, Xhorxh Haxhi.

Pas një eksperiencë të dështuar te Fiorentina në Itali, Ianis u rikthyer te Vitorul, ekip në pronësi dhe menaxhim nga babai i tij. Mesfushori me tipare sulmuese ka shkëlqyer këtë sezon duke gjetur 10 herë rrugën e rrjetës e duke regjistruar 6 asiste deri më tani.

Sipas medies rumune “Prosport”, klubi holandez kishte dërguar disa skautë për ta parë të riun rumun në ndeshjen e djeshme, ku Vitoruli fitoi 2 – 1 ndaj Kraiovës. Ianis Haxhi bëri një ndër ndeshjet më të mira duke shënuar dhe një gol fantastik nga një largësi e konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *