Beloti çmend Europën, në garë edhe Mançester Siti

0

Mançester Siti është skuadra e fundit që po interesohet për nënshkrimin me yllin e Torinos, sulmuesit Andrea Beloti. 23-vjeçari i talentuar ka shënuar një tripletë të pabesueshme, për vetëm shtatë minuta, kundër Palermos këtë fundjavë, duke shënuar 19 gola në 23 ndeshje të Serie A. Paraqitjet e tij të ndritura kanë bërë që presidenti i klubit, Urbano Kairo, të theksoj se do t’ia rritë Belotit klauzolën në 150 milionë euro, por në të vërtetë janë disa skuadra që janë të gatshme të paguajnë tarifën e nevojshme prej 100 milionë eurove këtë verë. Klube të mëdha evropiane si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Çelsi dhe Mançester Junajtid janë të gjitha duke shikuar mundësinë e transferimit të ‘vrasësit’ të zonës. Ndërkaq, edhe Mançester Siti është bashkuar tashmë në garë për të fituar shërbimet e tij. Sipas “calciomercato”, Beloti ka tërhequr vëmendjen e Pep Guardiolës dhe me largimin e mundshëm të Serxhio Agueros, një lëvizje për “gjelin” italian mund të jetë edhe më e befasishme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image