Bella përforcon mbrojtjen verdheblu

Elbasani e ka lënë pas humbjen 0-3 në Kupë ndaj Luftëtarit para dy ditësh dhe është duke vijuar normalisht përgatitjet në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”. Përpos ruajtjes së një pjese të mirë të titullarëve të edicionit të kaluar, në Elbasan shpresojnë që të bëjnë të tjera afrime, edhe pse sigurisht do të jenë me “pikatore” për shkak të mundësive që do të kenë.

Fillimisht në skuadër është afruar mbrojtësi Aldo Bella, ndërkohë që mund të thuhet se tani sytë e elbasanasve janë hedhur për në sektorin ofensiv. Aktualisht asnjë lojtar nuk ka firmosur kontratën me klubin, por mësohet se brenda javës së ardhshme do të mbyllet gjithçka.

Bëhet fjalë thjesht për të zyrtarizuar marrëveshjet, pasi ata që dolën në stërvitje kanë vendosur që të qëndrojnë. Gjithashtu pritet që të bëhet një seleksionim se cilët nga futbollistët e rinj që i janë bashkuar ekipit në stërvitje do të vijojnë aventurën me verdheblutë. Fatmir Popja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *