Belica dhe Hebaj me grupin, Gega sheh grupin e plotë

“Demat” por kryejnë një minifazë përgatitore në Elbasan, pasi duna që ekipi të jetë konsoliduar për ndeshjen e parë të edicionit të ri. Ekipi po punon paralelisht edhe në merkato, me Mensan që tashmë ka mbetur vetëm të prezantohet nga klubi.

Me skuadrën mësohet se është bashkuar dhe mbrojtësi Egzon Belica, ashtu dhe sulmuesi Rubin Hebaj. Që  të dy këto futbollistë kanë pasur probleme fizike, por tashmë i kanë lënë pas krahëve dhe janë bashkuar me grupin.

Një lajm i mirë ky për tekniku Gega, i cili ka grupin e plotë në dispozicion. Skuadra dhe për disa ditë do të përgatitet në Elbasan për t;lu rikthyer më pas në Tiranë, për ndeshjen e javës së parë me Skënderbeun, e cila do të jetë dhe ndeshja hapëse e këtij edicioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *