Belgjika s’do ketë trajner, por një … robot?!

0

Federata e Futbollit Belge të hënën e kaluar vendosi të kërkonte trajnerin e ri online duke ftuar njerëzit e interesuar të aplikonin për punën e trajnerin e ekipit përfaqësues. Një kompani me emrin “In The Pocket” ka një propozim. Ata i kanë dërguar një letër motivacioni Federatës Belge për ta zëvendësuar trajnerin me një program kompjuterik. ja letra që i ka çuar kompania Federatës:

I dashur Z. Van Puyvelde, i dashur Chris, Me një interes të madh kemi lexuar se kërkoni një trajner të ri. Ne propozojmë në këtë mënyrë kandidatin tonë për ju. “Ne” jemi një ekip i cili do të përdorë teknologji dixhitale për t’i çuar Djajtë e Kuq në krye. Në renditjen e FIFA-s dhe në fushë. Kandidati që ne propozojmë, është i fiksuar me futbollin dhe do të përdorë teknologjinë e informacionit si dhe entuziazmin. Mund të themi që është një kandidat unik, pasi nuk është me mish e kocka, por është një “bot”.

Kompjuteri do të ketë një sërë avantazhesh: Punon 24 orë në ditë. Vendimet merren nga një analizë e madhe e informacioneve si për lojtarët ashtu edhe për kundërshtarët. Gjithmonë i hapur për intervistat për shtyp. Software po dominon botën. Duke u bërë kombëtarja e parë që përdor teknologjinë, futbolli belg mund t’i japë formë një revolucioni. Informacioni i madh e ka treguar se sa i rëndësishëm është në ditët e sotme edhe në sport (NBA, NFL) ashtu si edhe në futbollin anglez dhe danez. Për të krijuar një sistem inteligjent i cili do të ketë intuitën e një trajneri të shkollës së vjetër.

Në fillim do të mblidhen të gjitha datat: observimet e videove, matës shpejtësie, monitor që mat rrahjen e zemrës, sensore biometrike në veshje, dhe aparate blotooth në fushë. Edhe topi është një sensor i madh. Sa më i pasur informacioni, aq më saktë do të jetë parashikimi. Por vetëm informacioni nuk mjafton – pa analizë inteligjente, është thjeshtë zhurmë. Pra në të ardhmen do të duhet një ekip teknik për të mbështetur Djajtë e Kuq. Ekipi i software do të koordinojë kompjuterin.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here