Belgjika futet në historinë e Kupës së Botës, meritë e… stolit!

Belgjika ka përmbyur një ndeshje të çmendur, teksa e pa veten me dy gola disavantazh ndja Japonisë. Por, u desh një reagim dhe sidomos intuita e trajnerit Martinez që të shënonin tri gola dhe të fitonin një ndeshje që u duk se do të ishte kapitullimi…

Sipas statistikave, Belgjika bëhet kështu skuadra e parë në Kupën e Botës që shënon me dy futbollistë të ndryshëm të cilët nuk e nisën titullarë, por u aktivizuan në pjesën e dytë.

Felaini dhe Çadli u aktivizuan nga Martinez të dy në minutën e 65-të, për t’I dhënë freski dhe sidomos për të shtuar potencialin në repartin ofensiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *