Belgjika fiton në Bosnje, festojnë Italia dhe Greqia

Një fitore e Belgjikës në Bosnje, 4-3 mbrëmjen e sotme, ka gëzuar më shumë italianët e grekët, sesa vetë belgët, që realisht luanin për qejf, sepse në Botëror janë kualifikuar prej kohësh. Kombëtarja e drejtuar nga Roberto Martinez ka aq shumë talent brenda, saqë pa u sforcuar shumë arriti të fitonte 4-3 në Sarajevë, duke kualifikuar matematikisht Italinë për në play-off, si një ndër ekipet e dyta më të mira. Lajm i mirë edhe për Shqipërinë, sepse Italia me shumë gjasa do të jetë e relaksuar të hënën.

Ndërkaq, festë edhe për Greqinë, që ka në dorë shansin për të fituar sot në Qipro dhe për të marrë vendin e dytë në grup, para Bosnje-Hercegovinës.

Ndeshje spektakolare në Sarajevë, sepse Belgjika e nisi me golin e Moniesë, ndërsa Medunjanin e Vishça përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Batshuaj e Vertongen kthyen Belgjikën në avantazh në pjesën e dytë. Dumiç barazoi në minutën e 82-të, por Karrasko një minutë më pas i dha fitoren Belgjikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *