Bekim Dema lë Vllazninë, ekipi i parë nuk ka hapësirë

Ndryshime të Vllaznia, por ndryshime edhe te Vllaznia B këtë janar, sepse priten afrime e largime.

Ekipi B i klubit shkodran, për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë, sapo ka ndërprerë marrëdhëniet me mesfushorin Bekim Dema, raporton Shkodrasport.com. Ai ka tërhequr edhe dokumentacionin në klub dhe është vënë në kërkim të një skuadre tjetër.

28-vjeçari shpërtheu në sezonin 2014/15 të Vllaznia, por me pas te Skënderbeu, Kukësi e Laçi nuk arriti të bëhej titullar, edhe për shkak të dëmtimeve.

Për këtë arsye, Dema u rikthye në Shkodër duke u aktivizuar me ekipin “Vllaznia B” dhe ka luajtur 7 ndeshje si titullar këtë sezon, por tashmë edhe prej aty është larguar dhe kërkon të provohet jashtë, ose në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *