Bekenbauer e fton te Bajerni, vjen përgjigja e Jurgen Klop

Jurgen Klop arriti më në fund të fitojë një finale dhe Champions Ligën. Urimet për trajnerin e Liverpulit ishin të shumta, ku nuk mungoi as ajo e Franc Bekenbauer.

Legjenda e futbollit gjerman u shpreh për patriotin e tij se është një prej trajnerëve më të mirë në botë dhe e ftoi t’i bashkohej Bajernit të Mynihut.

Përgjigja e 51-vjeçarit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me The Reds, ka lënë vend për një mundësi të tillë, por jo tani.

Unë e pëlqej Franc dhe ai më pëlqen mua, por kam një kontratë të gjatë me Liverpulin. Gjithsesi, si Bajerni dhe Dortmundi kanë trajnerë shumë të mirë. Se çfarë mund të ndodhë pas pesë vitesh apo më shumë, nuk e di”, thekson Jurgen Klop.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *