Bekam, Ferguson dhe këpuca më e famshme në botë

16 shkurt 2003, mediat britanike publikuan një ndër fotot më të bujshme të futbollit anglez në histori. Lojtari më i famshëm në botë në atë kohë, Dejvid Bekam, kishte një të çarë në ballë dhe ia kishte shkaktuar Sër Aleks Ferguson, duke shkelmuar një këpucë, që rastësisht fluturoi drejt fytyrës së Bekamit.

“Në dhomat e zhveshjes e kritikova për impenjimin e tij dhe ai, si zakonisht në atë periudhë, u përgjigj pa u shqetësuar nga kritikat e mia. Ishalte rreth 3 metra e gjysmë larg meje, para meje ishin disa palë këpucë. Dejvid tha diçka ofenduese, shkova drejt tij dhe ndërsa i afrohesha, ia futa me shkelm një këpuce. E goditi mbi sy. U vërsul drejt meje dhe lojtarët e tjerë e ndalën. Një ditë më pas gjithçka kishte përfunduar në faqet e para të gazetave dhe i thashë klubit që Bekam duhej të largohej”, shkruan Aleks Ferguson në autobiografinë e tij, publikuar vite më vonë.

Mançester Junajtid sapo ishte mundur nga Arsenali në Kupën FA, Ferguson ishte i tërbuar me lojtarët e tij, Bekam e pësoi, edhe për faktin se në atë kohë quhej Spice Boy, me shumë sillej si model sesa futbollist, në media shfaqej edhe në poza ekstravagante e thuajse nuk. Ferguson nuk i duronte sjellje të tilla, donte burra si Roj Kin në ekip, jo yje popi si Backstreet Boys.

Pas ngjarjes Bekam doli enkas me ballin zbuluar para fotografëve dhe thuhet se agjenti i tij tregoi gjithçka në media. Klubi tha se ato që ndodhin në dhomat e zhveshjes duhet të mbeten aty, ndërsa Ferguson i zhgënjyer tha: “Nuk do të ndodhë më”.

Për Fergusonin Bekami ishte si i biri i vet, e kishte rritur, e kishte bere superstar, por situata i kishte ikur nga kontrolli. Bekam po bëhej i famshëm për faktin se ishte martuar me Viktorian e Spice Girls, Ferguson donte stërvitje, ndeshje, disiplinë, regjim sportiv.

“Ishte një djalë i mirë, e doja si djalin tim, ishte i mrekullueshëm. Megjithatë, ishte i vetmi futbollist që kam pasur, i cili vendosi t’i futej rrugës së modës, duke e kthyer në mision të qenit i famshëm jashtë fushës së blertë. Sezonin e fundit në Mançester nuk po jepte maksimumin, donte Realin e Madridit, ndoshta i bindur nga bashkëshortja. Bekam mendonte se ishte më i madh se Ferguson, këtë nuk mund ta lejoja, sepse përndryshe do humbisja autoritetin para skuadrës”, kujton Ferguson, i cili në verën e vitit 2003 e shiti Bekamin te Reali, pas 6 titujsh kampionë e shumë trofe të tjerë se bashku.

Më vonë, kur Bekam e la futbollin, mes të dyve u kthye paqja dhe tani bëjnë shaka për atë këpuce legjendare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online