Bejleri e pyet Peçon për stolin e Shqipërisë, ndërhyn Manushi: Mos u shfreno!

Menjëherë pas mbylljes së takimit mes Moldavisë dhe Shqipërisë, është komentuar kjo përballje së bashku me atë të kaluarën ndaj Turqisë edhe te “Procesi Sportiv”.

I ftuar në një lidhje direkte ishte Arjan Peço, trajneri i Bazelit U-21 që në një analizë të shkurtër është shprehur: “Për punën e këtij grupi ka meritë edhe Panuçi. Ai i ka gjetur disa lojtarë. Por nuk ka ditur sesi të menaxhonte. Këtë e bëri Reja, menaxhimin e futbollistëve. Reja ka gjetur gati një ekip, duke bërë edhe disa prurje të reja nga ana e tij dhe po korr rezultate të mira”, ka thënë mes të tjerash Peço.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe pyetja nga Ilda Bejleri: “Do të shohim ty Peço si trajner të Kombëtares ndoshta?”. Por pa marrë përgjigjen, ka ndërhyrë edhe prezantuesi tjetër i emisionit, Manushi, duke i thënë koleges së tij se nuk duhej të shfrenohej pasi i ftuari ishte për një temë tjetër. /Sport Ekspres/