Bejl shpjegon kartonin e kuq ndaj Las Palmasit

0

Real Madridi humbi kreun e tabelës në kampionatin spanjoll mbrëmë, pas barazimit të rrëmujshëm në “Bernabeu” kundër Las Palmasit.

Një paraqitje zhgënjyese e Realit, në vështirësi kohët e fundit, ndërkohë që ra në sy edhe nervozizmi i Geret Bejlit.

Mesfushori uellsian u ndëshkua me karton të kuq kur rezultati ishte 1-1, duke marrë dy kartonë të verdhë rresht, fillimisht për faull e më pas për shtyrje të një lojtari kundërshtar.

Ishte kartoni i parë i kuq që kur uellsiani është te Reali dhe i pari i kuq prej vitit 2008.

Vetë Bejl shpjegoi pas ndeshjes: “U kërkoj falje të gjithëve. Nuk mendoj se e meritova kartonin e kuq. U ndëshkova me të verdhë, dikush më shtyu dhe reagova edhe unë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here