Bejl rikthehet me ekipin, Zidan: Dëmton çdo rival

0

Real Madridi sot do të presë në shtëpi Espanjolin. Pas fitores spektakolare 3-1 ndaj Napolit në Champions League, madrilenët kanë një tjetër arsye të fortë për të festuar. Pas plot 88 ditësh, me skuadrën është rikthyer Geret Bejl! Trajneri Zinedin Zidan dje konfirmoi zyrtarisht në konferencën e tij për shtyp, se uellsiani do të jetë gati për lojë pas plot tre muajsh si i dëmtuar. “Rikthimi i Geretit sigurisht që është i rëndësishëm për ne, sepse e dimë cilësinë që ka, shpejtësinë, goditjen. E njohim tashmë dëmin që mund t’i bëjë cilitdo kundërshtari. ai është shumë i lumtur të rikthehet në skuadër. Ju them se është shumë i emocionuar”, – tha francezi. Bejl fatkeqësisht ka humbur 17 ndeshje, duke përfshirë edhe dy të tilla në Botërorin për klube. Ai nuk udhëtoi për në Japoni, as nuk mundi të luante në klasiken e parë sezonale në kampionat. Po kështu, mungoi në ndeshjen e parë të raundit të parë me eliminim direkt të Champions-it, kundër Napolit. Ai ishte stërvitur me ekipin, por Zidan vendosi të mos rrezikonte dhe të priste këtë të shtunë.

Rivalët
I pyetur për rivalët e sotëm, Zidan u shpreh: “Espanjoli është një skuadër që vjen pas një ecurie të mirë rezultatesh dhe ne e dimë se sa e vështirë mund të jetë ndeshja, por është një ndeshje që ne e dimë se si ta menaxhojmë, edhe pse kemi tri ditë që luajtëm ndaj Napolit.”
Morata
Tekniku theksoi se e pëlqen shumë sulmuesin Alvaro Morata dhe nuk do që ky i fundit të largohet. “Nuk do të më pëlqente që Morata të largohet në fund të sezonit. Ai do të luajë, nesër (sot) do të jetë titullar dhe unë e di që kjo nuk do të jetë hera e fundit që ai luan nga fillimi.”Ronaldo
Ashtu siç kishte komentuar “Marca”, Zidan pranoi se loja e Kristiano Ronaldos ka ndryshuar dhe kjo u pa ndaj Napolit. “Ronaldo nuk është vetëm një golashënues, ai po ashtu mund të ndërlidhet me skuadrën dhe të luajë me shokët e skuadrës. Kjo është ajo që ai po bën tani. Ndaj Napolit zhvilloi një ndeshje të tillë dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image