Bejl nuk shërohet kurrë, mbush dy muaj pa futboll

Mes shumë problemeve që po has këtë sezon, Reali nuk di si t’i japë zgjidhje çështjes Geret Bejl.

Uellsiani duhej të kthehej sot në stërvitje, sipas asaj që tha Zidan pas fitores në Qipro, por kjo nuk ka ndodhur.

Dëmtimi i pësuar para dy muajsh ka rezultuar nja makth për sulmuesin, i cili në fakt ka vuajtur çdo sezon dhe nga yll i skuadrës, është kthyer në barrë shumëmilionëshe, aq sa Reali pret ofertën e duhur që ta shesë.

Ndërkohë, treshja sulmuese bbC (Bale-Benzema- Kristiano Ronaldo) nuk luan bashkë prej 200 ditësh. Me ta në fushë shënohet më shumë, por edhe pësohet më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *