Bejl nuk do të luajë ndaj Atletikos

0

Geret Bejl do të mungojë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, kundër Atletikos së Madridit.

Ylli i Realit ka pësuar një dëmtim serioz në pulpë, që e detyroi të dilte në El Clasico pas 35 minutash lojë.

Kjo ishte një nga arsyet pse trajneri Zinedin Zidan mori kritika të ashpra pas humbjes ndaj Barcelonës, por trajneri francez tha: “Bejl më tha që ndihej mirë dhe shumë entuziast për të luajtur. Nuk më vjen keq për asgjë, thjesht jam i zhgënjyer për të, sepse dëshironte të luante dhe mendonte se ishte mirë. Ai ishte i sigurt që ishte 100% dhe kështu më tha edhe stafi mjekësor”.

Tani Bejl do të mungojë për 3 javë, që do të thotë se do të kthehet për finalen e mundshme.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here