Bejl më mirë se Ronaldo dhe Pirlo për goditjet standarte

0

Superylli i Real Madridit, Garet Bejl posedon një statistikë më të mirë se Andrea Pirlo dhe Kristiano Ronaldo sa i përket goditjeve nga gjuajtja e lirë. Bejl shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, mirëpo është për tu befasuar fakti se është pikërisht Ronaldo ai i cili i merr përsipër këto goditje zakonisht në ndeshjet e Realit. Sidoqoftë, Bejl posedon një statistikë shumë të mirë. Ai shënon 1 gol në 9.5 gjuajtje të lira. Pirlo shënon 1 gol në 10.5 gjuajtje të lira teksa Ronaldo shënon 1 gola në 15.6 gjuajtje të lira. Pra, Bejl ka një statistikë më të mirë se këta dy lojtarë, tëcilët njihen si mbretërit e gjuajtjeve të lira.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.