Bejl martohet, për dasmë kërkon… Bijonsen

Ylli i Real Madridit dhe uellsit, Geret Bejl, do të martohet në pranverë me dashurinë e jetës së tij, Ema Ris-Xhons.

Sipas mediave në Angli, mesfushori kërkon të ketë të pranishme në dasmë këngëtaren e famshme Bijonse Noules.

Ish-ylli i grupit “Destiny’s Child” duhet të këndojë në ceremoninë martesore, që do të zhvillohet në Itali, por që është shtyrë për pak kohë, pasi babai i nuses është në burgosur në Amerikë për probleme fiskale.

Bijonse kërkon deri në 1.5 milionë sterlina për të performuar në një festë private, por nuk është se Bejl e ka problem, sepse aq para i fiton në 5 javë në Madrid. Fundja, një herë martohet njeriu në jetë (të paktën)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *