Bejl kthehet si fenomen, menjëherë gol

0

Reali i Madridit vazhdon galopin drejt titullit kampion dhe sot regjistroi fitoren e radhës, duke mposhtur 2-0 Espanjolin.

Fitorja shënoi edhe një rekord të ri, sepse ishte ndeshja e 42-të rresht që shënon.

Alvaro Morata shënoi në pjesën e parë, në një sfidë ku protagonistë te Reali ishin lojtarët e “klasës punëtore”, pasi luajtën shumë lojtarë stoli.

Fundi ishte emocionues, sepse u kthye në fushë Geret Bejl dhe ” Ekspresi i Kardifit” priti vetëm 12 minuta, para se të gjente golin, i 23-ti personal në 28 ndeshjet e fundit me Realin.

Zinedin Zidan ka një arsye më shumë për të buzëqeshur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here