Bejl drejt Shqipërisë: Së bashku më të fortë

Garet Bejl do të zbarkojë nesër në “Elbasan Arena”. Lojtari i Real Madrid do të luajë kundër kuqezinjve këtë të martë në një takim miqësor me Uellsin e tij. Kishte jo pak pikëpyetje për prezencën e tij, kjo për faktin se kampionët e Europës donin që anësori të ishte me klubin e tij, por vetë lojtari duket se ka preferuar që të vijë në Shqipëri.

Bejl ka postuar një foto në “twitter” ku ka treguar se të martën do të jetë me skuadrën e tij në fushën e blertë. “Ylli” i Realit shkuan:”Shihemi të martën, së bashku më të fortë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *