Bejl drejt largimit, Junajtid përgatit 150 milionë euro

0

Garet Bejl duket i lodhur nga kritikat e tifozëve të Realit të Madridit dhe kjo situatë ka ndikuar në vendimin e tij për të menduar një largim të mundshëm nga “Los Blancos” në fund të këtij sezoni. Uellsiani nuk është parë me sy të mirë për shkak të disa pasimeve të munguara në adresë të Kristiano Ronaldos, i cili është një idhull për tifozët madrilenë në “Santiago Bernabeu” dhe për këtë motiv kërkon rikthimin në Premier League me fanellën e Mançester Junajtid. Pika e mbushi gotën në sfidën e fundit të kampionatit kundër Espanjol ku uellsiani u fishkëllye nga tifozët që e cilësojnë një lojtar individualist. Sulmuesi nga Kardifi, u bashkua me Realin rreth një vit e gjysmë më parë për t’u bërë një nga protagonistët e futbollit botëror, por hija e Kristiano Ronaldos po e eklipson dhe në këtë mënyrë, Van Gal ka bërë një hap përpara duke menduar një ofertë faraonike. Sipas mediave spanjolle, “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të derdhin plot 150 milionë euro në arkën e klubit mbretëror për ta rikthyer ish sulmuesin e Totenhamit në kampionatin ishullor. Marrëveshja mund të finalizohet në fund të këtij sezoni pasi Karlo Ançeloti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi në mesin e një sezoni shumë të ngjeshur ku Reali i Madridit është në garë për të treja kompeticionet. Gjithsesi, fjalën e fundit mund ta thotë vetë trajneri italian, i cili nuk ka mbajtur ende asnjë qëndrim rreth kësaj çështjeje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.