Futbolli ka kaluar në plan të dytë këto kohë, teksa Europa është në një situatë kritike për shak të Koronavirusit, që nuk ende nuk po ndalon së përhapuri në kontinentin e vjetër. Italia është bërë vendi më i prekur nga kjo pandemi, ku shifrat e vdekjeve në ditë janë të frikshme. Një nga qytetet që po përjeton pasojat më të rënda prej Covid-19 është edhe Bergamo dhe për këtë arsye kreu i ultrasve të Atalantës ka vendosur që t’i adresojë një letër presidentit të klubit të tij të zemrës.
Në nder të viktimave të Bergmos, Bocia i kërkon presidentit Percassi të tërhiqet nga gara për kampionatin e Serie A. Madje ta bëjë një gjë të tillë pavarësisht rrugës që do të ndjekin Federata apo Liga elitare e futbollit për fatin e sezonit, pasi kundërshtari i vetëm sipas tij është virusi. Ndërkohë në një mendim të tillë duket se janë edhe grupe të tjerë tifozerie në Itali, ku ata të Brescia-s kanë bërë me dije se nuk do të kthehen në stadium pas kaq shumë vdekjesh. Madje edhe një prej tifo grupeve të Lazios kanë dalë kundër idesë për të qenë të pranishëm në stadium, megjithëse presidenti Lotito ngulmon të nisë sa më shpejt kampionati. Sipas tyre i vetmi flamur që duhet të fluturojë është ai trikolor i Italisë, ndërsa rekuperimi kërkon ndihmë kombin e tyre e në të kundërt mund ta harrojnë kampionatin./Sport Ekspres/