Bëhuni gati për një Newcastle të madh! Do e marri sheiku, paratë nuk i llogarit në “Premier League”

Investime të mëdha po bëhen në “Premier League”, kampionatin më të ndjekur në Europë. Së fundmi do të kemi një tjetër sheik që do të derdhi shumë para, por këtë herë për të ngritur një ekip si Neëcastle që të luftoi për Europën.

Bëhet fjalë për Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman. Ky i fundit ka bërë një ofertë prej 400 milionë euro dhe ka shumë pasuri. Madje kërkoi të blinte edhe Manchester United, duke prekur edhe shifrën më të madhe prej 3 miliardë, por nuk u pranua nga familja Glazer. Këtë herë nuk pritet të ketë shumë rezistencë nga drejtuesit aktualë të Neëcastle, e cila është në pronësi të Mike Ashley, për të lënë skuadër. Mohammad bin Salman ka organizuar gjithashtu ndeshje mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz. /Sport Ekspres/