Behrami në një ekip me Lenjanin, rikthehet në Zvicër pas 14 vitesh!

Valon Behrami duket se do të rikthehet në Zvicër pas plot 14 vitesh, me mesfushorin që do të largohet nga Udineze dhe pritet të firmosë për Sionin.

Sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, gjithçka është e kryer tashmë, me Behramin që do të luajë në një ekip me mbrojtësin e Kombëtares sonë, Ermir Lenjanin.

Shkak i largimit nga Serie A, mendohet të ketë qenë fakti që Udineze nuk e kishte më në plane mesfushorin 34-vjeçar, duke refuzuar të aktivizojë kluazolën e rinovimit 2-vjeçar.

Futbollisti i kindur në Mitrovicë po negocionte prej disa javësh me presidentin e Sionit, Kristian Konstantin, dhe mesa duket akordi mes palëve është gjetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *