Behrami kalon në çerekfinale, 19-vjeçari sfidon kampionin e Europës

Boksieri shqiptar Patriot Behrami ka kaluar në çerekfinalet e “Lojërave Europiane”. Talenti 19-vjeçar mundi italianin Vinçenco Manxhikapre me rezultat maxhoritar 3-2 (28-29, 29-28, 30-27, 30-27, 27-30).

Behrami garon në divizionin e peshave 69 kg. Kundërshtari i 19-vjeçarit vinte një “CV” të pasur, ku binte në sy fakti që ishte një medalist i bronztë në lojërat Olimipike “Londër 2012”. Në çerekfinale Behrami do të gjejë një kundërshtar akoma më të vështirë si Lorenco Sotamajor, një boksier kubanez, me nënshtetësi të Azerbaixhanit, i cili është kampioni në fuqi i “Lojërave Europiane” në kategorinë  64 kg dhe medalist i argjendtë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në po të njëjtën kategori.

Në këtë kategori krahas Behramit që përfaqësoi Kosovën ndodhej dhe boksieri shqiptar Alban Beqiri që u mund me rezultat të ngushtë 3 – 2 (29-27, 29-27, 27-29, 27-29, 27-29) nga boksieri moldav Vasili Belous.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *