Begeja si Iniesta, një foto në “rrethim”

0

Andres Iniesta është një magjistar me topin. Edhe tani që është transferuar në Japoni po e tregon klasin e tij. Me Barcelonën dhe Spanjën ka fituar gjithçka, ndërkohë që kanë qenë të shumta rastet kur rrethohej nga disa lojtarë kundërshtarë, që tentonin t’i merrnin topin. Për të ka qenë një situatë e zakonshme.

Por teksa “lundron” në rrjetet sociale sheh momente të ngjashme edhe në kampionatin shqiptar. Fotografi Ferdinand Hazisllari ka hapur arkivën e tij dhe na sjell një foto nga e shkuara, ku shikohet ish-sulmuesi Gentian Begeja (Shkumbini), i cili ndodhet në mes të disa lojtarëve të Partizanit.

Ia kanë marrë apo jo topin, duhet të pyesim. Allmuça dhe Pinari duhet ta mbajnë mend këtë episod…

Gentian Begeja i rrethuar nga lojtarët e Partizanit | Foto: Ferdinand Hazisllari
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.