Begeja nuk qëndron më “rezervë”, lë Durrësin për Kavajën

0

Prej vitit 2012 deri në fund të sezonit 2017/18 Gentian Begeja e drejtoi 5 herë Teutën, por asnjëherë më shumë se 4 muaj rresht dhe asnjëherë si trajner përfundimtar, me një plan e strategji të tijën.

Trajner emergjence, kur Teuta ishte në krizë, me lojtarë që nuk i zgjodhi vetë dhe me synime modeste, për të “kaluar lumin”.
Edhe këtë vit Begeja ia doli mbanë me sukses, Teuta mbijetoi me një ecuri të shkëlqyer në dy muajt e fundit të sezonit, por klubi durrsak nuk e konfirmoi, duke zgjedhur Bledi Shkëmbin.

Për pasojë, Begeja ka parë përreth dhe e ka kuptuar se në moshën 45-vjeçare është koha të ndahet nga Teuta, për herë të parë në karrierë.

Pak ditë pas ditëlindjes (më 23 qershor mbushi 45 vjeç), Begeja ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Besës, që sot e ka zyrtarizuar në drejtim.

Begeja do të marrë si ndihmës një tjetër ish-futbollist durrsak, Markelian Xhain. Gjergji Poloska do të jetë përgatitësi atletik dhe Kastriot Rama trajner portierësh.

Plani i Besës duket ambicioz, synohet kthimi i lojtarëve më të njohur kavajas dhe disa përforcime cilësore, sepse sezonin e ardhshëm do të jetë detyrim ngjitja në Superiore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.