“Begaj, testi B nuk e shpëton dot”

Romela Begaj me doping në kampionatin Botëror të Peshëngritjes që u zhvillua në SHBA: ky ishte lajmi bombë i ditës së djeshme dhe vazhdojnë reagimet, në pritje të testit B, ku peshëngritësja e njohur do të kërkojë përmbysjen e provës së parë.

Stanazoli është substanca e kapur dhe për mjekun e njohur sportiv Lluka Heqimi, edhe testi B do të dalë pozitiv. Në një linjë telefonike me emisionin “Wake Up” në “Top Channel”, ai shpjegoi: “Nëse nuk ka ndonjë gabim njerëzor, ky test është i sigurt që do të dalë pozitiv, sepse stanazoli është një substancë sintetike, që pa dyshim edhe në kampionin B do të dalë pozitiv.”.

I pyetur mbi propozimin që dopingu të konsiderohej vepër penale, ai thotë: “Ka një çështje dakordësie. Nuk kanë rënë dakord pasi u duket diçka e madhe. Duhet të mbajnë përgjegjësi, pa diskutim. Në rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë flamurin shqiptar e ngritën pikërisht këta njerëz, të cilët ishin të dopinguar dhe kjo nuk është në nderin e sportit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *