Befason Spaleti, kthehet “shkëmbi” i mbrojtjes te Juve

Interi pret Juventusin në “San Siro” në një sfidë ku zikaltërit duan ta fitojnë me patjetër, që ta kenë edhe më të lehtë një vend për në Champions League sezonin e ardhshëm. Përballë zikaltërve, është Juventusi, që e ka fituar kampionatin dhe tani luan sa për statistika.

Te Interi, Spaleti ka befasuar me formacionet. Ikardi e nis titullar takimin përballë “Zonjës”, ndërsa Perisiç dhe Politano do e mbështesin nga krahët. Asamoah luan si mbrojtës i majtë kundër ish-skuadrës së tij.

Alegrit i është rikthyer nga dëmtimi kapiteni Kielini dhe tekniku italian nuk ka ngurruar ta aktivizojë, madje që nga minuta e parë në krah të Bonuçit.

Inter (4-2-3-1) – Handanoviç, D’ambrosio, De Vrij, Shkriniar, Asamoah, Vesino, Brozoviç, Politano, Naingolan, Perisiç, Ikardi. Trajner: L. Spaleti.

Juventus (4-3-3) –  Shezni, Aleks Sandro, Kielini, Bonuçi, Kanselo, Matuidi, Pjaniç, Emre Çan, Bernardeski, Ronaldo, Kuadrado. Trajner: M. Alegri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *