Befason Shalke, i merr pikë Bajernit

0

Klasikja e futbollit gjerman, mes Bajernit të Mynihut, dhuroi një surprizë të madhe këtë të shtunë, sepse miqtë në krizë morën një barazim të merituar 1-1 në Mynih.

Që në fillim Levandovski shënoi për kampionët dhe u duk një shëtitje, por pasi kaloi tronditjen, Shalke gjeti barazimin me Naldon, edhe falë një gabimi nga Nojer.

Më pas Bajerni nuk bëri shumë për të merituar fitoren, duke e shtuar presionin vetëm në fundin e çdo pjese. Pikë e merituar për Shalken, ndaj një Bajerni edne të përgjumur.

Ndërkaq, fluturon Hofenhajmi, që sot shpartalloi 4-0 Maincin dhe merr vendin e tretë në renditje, duke u konfirmuar si një ndër skuadrat më të bukura në Bundesligë.

Pas Hofenhajmit, kanë fituar edhe Herta e Këlni, që vazhdojnë të avancojnë në renditje, duke pasur ambicie reale për një vend në Champions League, edhe për faktin se këtë vit vetëm Bajerni po shkëlqen, nga emrat e mëdhenj.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image