Befason Lushnja, në avantazh ndaj Partizanit

Partizani ka mundësinë që të reagojë pas dy humbjeve radhazi me Kukësin dhe Skënderbeub dhe të vijojë pretendimet për zonën europiane. Fitorja është më shumë se detyrim për “demat” qe sfidojnë Lushnjen e rënë nga kategoria. Myzeqarët edhe pse pa objektiva kanë treguar se tentojnë që t’i hapin punë çdo kundërshtari.

Ndeshje akoma më interesante pritet të jetë ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit. Skuadra e Likëd me dyshen Bregu-Abazaj tani e sheh veten në vendin e 3-të dhe shpreson që t’i konsolidojë pozitat për Europën. Në anën tjetër Flamurtari “u ringjall” me fitoren me përmbysje me Teutën dhe do vazhdimësinë për të synuar një nga vendet e para.

PJESËT E PARA

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve që luhen sot në Superiore. Luftëtari triumfon 2-0 ndaj Flamurtarit në një pjesë të parë që është dominuan nga gjirokastritët. Vendos dygolëshi i Kristal Abazajt, i cili shënoi fillimisht që në sekondat e para dhe më pas dyfishoi nga një goditje dënimi. Barazim pa gola në Lushnje ku vizitor është Partizani. Myzeqarët po zhvillojnë një ndeshje të mirë dhe kanë krijuar edhe raste për shënim, ndërkohë që “demat” ende nuk po arrijnë ta gjejnë rrugën e rrjetës edhe pse fitorja për ta është më shuam se detyrim.

Lushnja 1-0 Partizani

Shënues: Pepa 69′

GOLI

69′ – Mala ndal në mënyerë të parregullt një lojtar vendas brenda zone dhe 11-metërsh për gjyqtarin. Pepa nga pika e bardhë nuk gabon dhe kalon të tijtë në avantazh.

Lushnja: Bejte, Magani, Korreshi, Premçi, Marku, Taullau (Haxhiu 57′), Gava, Pepa, Papa, Mone (Çela 67′), Sefa (Alushi 38′). Trajner: Ilir Gjyla. (Të gatshëm: Spaho, Meto, Koreshi, Ademi).
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Asani (Sulejmani 78′), Batha (Ramadani 57′),Telushi (Mala 57′), Bardhi, Çani, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi. (Të gatshëm: Xhika, Fejzullahi, Culum).

Kartonë të verdhë: Magani 54’/ Mala 68′

Luftëtari 2-1 Flamurtari

Shënues: Abazaj 1′, 32’/ Nedeljkoviç 53′

GOLAT

1′ – Vertikalizim për Abazajn, por topi është më i fortë seç duhet dhe Nurkoviç shkelmon fort, megjithatë gabon portieri i Flamurtarit, duke e përplasur topin në trupin e lojtarit të Luftëtarit, i cili nuk e humbet vëmendjen, ndjek topin dhe me portën e boshatisur ndëshkon miqtë pa u mbushur një minutë lojë.

33′ – Goditje dënimi për gjirokastritët, Abazaj merr përsipër ekzekutimin, duke u treguar i saktë dhe pse në një pozicion diagonal me portën.

53′ – Pas ekzekutimit të një goditje këndi, Nedjelkoviç  në qendër të zonës godet saktë me kokë, duke shënuar dhe hapiur ndeshjen

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa (Beqiri 41′), Jakovljeviç, Demo, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja (Aurelio 58′). Trajner: Hasan Lika. (Të gatshëm: Ruçi, Janku, Minga, Rapo, Xhekson).
Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Deliaj (Bushiç 46′), Bici, Pollozhani, Siljanovski, Muarem, Sidibe, Nedeljkoviç (Zhufo 77′), Useini, Tunkara. Trajner: Ardi Behari.  (Të gatshëm: Sali, Zuka, Rrapaj, Hyseni, Maze).

Kartonë të verdhë: Abazaj 55′, Aurelio 60′ /Deliaj 43′,Sidibe 46′, Pollozhani 72′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *