Befason Luka Toni: Doni të rivalizoni Juven? Merrni Levandovksin!

Ish-sulmuesi i Bajernit, Luka Toni, zbulon dëshirën e Robert Levandovskit dhe dëshiron kalimin e tij në Serinë A. I aktivizuar për tri sezone me gjigantët gjerman, sulmuesi italian tregon klubin e duhur për Levën, duke e afruar me futbollin italian.

“Rumenige më ka treguar që Levandovski dëshiron të ndryshojë ambient. Mendoj që ai do të ishte një goditje e madhe për De Laurentis.

Napoli mund të tentojë ta marrë dhe, përveçse afrimi i tij do të lumturonte gjithë tifozerinë e Napolit, me një si Leva në majë të sulmit, ata do të zvogëlonin hendekun me Juventusin për të synuar fitimin e titullit me golat e polakut”, përfundon Luka Toni, i cili gjatë 3 sezoneve, shënoi 38 gola me ekipin bavarez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *