Befason Juventusi, ofertë “qesharake” për Ikardin

0

Mauro Ikardi dëshiron vetëm Juventusin. Dje, sulmuesi i zikaltërve u kthye në Milano, pasi klubi vendosi të mos e marrë në Azi, aty ku do të kryejnë fazën përgatitore. Vendimi për ta rikthyer në shtëpi Ikardin nuk është pritur aspak mirë nga vetë sulmuesi, që kërkon menjëherë largimin.

Disa ditë më parë, ka pasur një takim mes agjentit të Ikardit dhe Fabio Paratiçit në Ibiza, aty ku janë njohur me detajet e kontratës dhe kanë diskutuar për kushtet e saj. Juventusi e di se Ikardi dëshiron vetëm “Zonjën e Vjetër” dhe është gati të përfitojë, duke bërë një ofertë të ulët.

Siç raportojnë mediat italiane, një ofertë e parë zyrtare është bërë, prej 40 milionë eurosh. Një ofertë 3-fish më e ulët se vlera që pati Ikardi vlerën e shkuar, që kapte 120 milionë euro. Mbetet për t’u parë si do t’i përgjigjet Interi kësaj ofertë, por në rast se nuk ka një ofertë të dytë të përmirësuar, vështirë se zikaltërit mund të pranojnë vetëm 40 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.