Befason Honda, lojtar në Australi dhe trajner në Azi

0

 

Keisuke Honda firmosi pak ditë më parë me skuadrën australiane të Melburn Viktori, ish-klubi i Besart Berishës. Një lëvizje e çuditshme kjo, duke marrë parasysh faktin që japonezi kishte oferta shumë herë më mira. Megjithatë, sot është zbuluar arsyeja që fshihej pak këtij vendimi.

Fantazisti 32-vjeçar sapo është emëruar trajner i përfaqësueses së Kamboxhias. Një post ky që nuk do ta pengojë në karrierën e tij futbollistike, pasi vendimi është marre pas lejes nga drejtuesit e klubit.

Kamboxhia është një nga shtetet më të pazhvilluara për sa i përket futbollit në Azi dhe për këtë arsye Honda ka vendosur të punojë me një kontratë me pagë simbolike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.