Befason Godin, refuzon milionat e Mançester Junajtid

Sot, në futboll jemi mësuar që të dëgjojmë terma financiar shumë të larta, por ndodh që të dëgjojmë dhe refuzime të çuditshme. Mançester Junajtid kërkon në dëshpërim një qendërmbrojtës dhe kishte besim se Diego Godin do e pranonte ofertën e tyre, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Plot 9 milion euro në sezon i ka ofruar Junajtid uruguaianit, por sërish përgjigja ka qenë: ‘JO’. Tani është gati e pamundur që Zhoze Murinjo të gjejë një tjetër alternativë për mrbojtën, pasi merkato mbyllet në orën 18:00.

“Djajtë e kuq” ishin të gatshëm që të depozitonin 25 milion euro në arkat e Atletiko Madrid, por  lojtari nuk e ka pranuar këtë transferim. Sigurisht ky refuzim i djeg shumë anglezëve që tani duhet të presin merkaton e janarit për të forcuar prapavijën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *