Befason Fury: E admiroj Joshua-n, nga 0 preku majat

Boksieri i njohur anglez Tyson Fury nuk gëzon një raport të mirë me bashkëkombësin e tij Anthony Joshua. Rivaliteti mes të dyve ka filluar vite më parë dhe palët kanë shkëmbyer shpesh ngacmime mes njeri-tjetrit.

Megjithatë në një intervistë të bërë së fundmi, Fury, ka folur plot admirim për Joshua-n, duke shpjeguar dhe arsyen përse ai është i detyruar të bëjë ngacmime të shpeshta ndaj tij.

“Joshua-s i ul kapelën. Ai vjen nga një lagje shumë e keqe në Londër. Familja  e tij erdhi nga Nigeria dhe ia nisi gjithçka nga 0 për një jetë më të mirë. Në rini iu fut një rruge të keqe, por iu dha një mundësi për të ndryshuar jetën e tij dhe nuk e la të ikte. Vetëm për këtë gjë meriton shumë respekt. E admiroj për këtë gjë, sepse nuk është e lehtë që të vish nga askundi dhe pa para dhe të bëhesh kampion bote i peshave të rënda”.

“Ai ka bërë shumë mirë për veten. Është bërë milioner, e ka bërë familjen e tij krenar është bërë një atlet i njohur në çdo shtet. Humbi ndeshjen e fundit, por e ka marrë pozitivisht këtë gjë. Nuk është fundi i botës se humbe një duel. Është thjesht boks. Ai ka një partner, një fëmijë, prindër dhe të afërm të tjerë. Në pikëpamjen e biznesit ka bërë shkëlqyer, gjithashtu edhe në karrierë. Ai ia ka dalë në jetë, kaq mund të them. Unë bëj shumë ngacmime si për shembull: “Ai ka marrë fund etj.”, por këto janë pjesë e sportit ai është rivali im, ç’prisni të them tjetër ”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *