Befason Federata, zbardhet plani i javës së 22-të

Janë vendosur datat në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, ku Federata ka publikuar datat edhe pse akoma nuk është zhvilluar java e 21-të. Përballjet janë mjaft interesante me durrsakët e Blendi Shkëmbit që do të luajnë kundër verilindorëve të Kukësit, në një përballje “zjarri”.

Kryesuesit e Partizanit do të vihen përballë një kundërshtari mjaft të fortë në shtëpinë e tyre, siç janë kurbinasit e Laçit, të cilët luajnë për një vend në kupat e Europës. Flamurtari kërkon që të rrëmbejë vendin e pestë kampionëve të Skënderbeut, ndërsa Tirana ka përballë Luftëtarin, i cili kërkon që t’i largohet sa më shumë zonës së ftohtë. Ndeshje interesante është ajo e fundit të tabelës përballë Kastriotit dhe Kamzës.

Kategoria Superiore – Java 22

E premte, më 15 shkurt
Ora 18:00 | Teuta-Kukësi

E shtunë, më 16 shkurt
Ora 14:00 | Kamza-Kastrioti
Ora 17:00 | Tirana-Luftëtari

E diel, më 17 shkurt
Ora 14:00 | Laçi-Partizani
Ora 17:00 | Flamurtari-Skënderbeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *