Befason “dëmtimi” i Pogba, 5 ditë kohë për të ardhmen

Mançester Junajtid do të luajë kundër Milanit sot në orën 18:30. Pol Pogba nuk është i gatshëm për këtë miqësore dhe mungesa e tij i ka befasuar të gjithë. Francezi ishte stërvitur mirë dhe ishte grumbulluar, por në fund është dëmtuar në shpinë!!!

Daily Mail raporton se kjo nuk është e vërtetë. Pogba po e bën gjithë këtë lojë për të detyruar klubin ta shesë te Real Madrid. Mino Raiola po merret me këtë çështje, por Reali është pranë akordit me Van De Bek të Ajaksit.

Problem është fakti që merkato në Angli me datë 8 gusht dhe Pogba mund të mbesë edhe një sezon në Old Trafford. Edhe përfshirja e Juventusit në momentet e fundit duket tepër e vështirë, edhe pse bardhezinjtë kanë treguar se mund t’i surprizojnë të gjithë atëherë kur nuk pritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *