Befason Canelo, “triologjia” me Golovkin drejt kolapsit

Saul “Canelo” Alvarez dhe Gennady Golovkin kanë dhuruar 2 ndër duelet më të famshme të viteve të fundit. Në të dyja rastet verdiktin e dhanë gjykatësit. Dueli i parë u mbyll barazim, ndërsa në përsëritjen para një viti fitorja i shkoi meksikanit Canelo, por ky vendim solli shumë pakënaqësi pasi për shumë gazetarë dhe njerëz të sportit fituesi duhej të ishte  kazaku Golovkin.

Boksieri kazak kërkon një duel të tretë me kampionin e peshave të mesme për të sqaruar njëherë e mirë rivalitetin midis tyre. Megjithatë, Canelo nuk është i këtij mendimi. Sipas medies amerikane “BoxingScene”, boksieri meksikan nuk dëshiron të ndeshjet sërish me 37-vjeçarin Golovkin.

Kjo gjë përveç fansave të shumtë ka mërzitur dhe gjigantin mediat “DAZN”, të cilët kanë paguar plot 350 milionë dollarë për të pasur të drejtat e transmetimit të dueleve të meksikanit. Dueli ndaj Golovkin do të regjistronte shifra rekord shikueshmërie, ndërsa në rast të mosrealizimi, humbjet e “DANZ” do të ishin të dërrmuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *