Befason Burim Kukeli, tani shfaqet si goleador

Burim Kukeli është larguar nga Sioni dhe do të luajë në Challenge League këtë sezon. Mesfushori, i cili së fundmi është tërhequr dhe po luan më shumë si qendërmbrojtës, është pjesë e skuadrës së Kriens. Sezonin e shkuar ishte i pafat, pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje. Një dëmtim e penalizoi.

Ai shpreson që këtë sezon të mos ketë probleme dhe momentalisht po kalon një formë të mirë. Kukeli së fundmi edhe ka shënuar një gol me Kriens, në një ndeshje kundër Jang Bojs ditën e sotme.

Mesfushori ka realizuar golin e dytë (52’) në triumfin 0-2 të regjistruar sot. Kukeli nuk shquhet për shënimin e golave. Gjatë karrierës së tij ai ka shënuar vetëm pesë herë në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *