Befason Barcelona, Di María shumë pranë

Në mëngjes u shfaq si pa dashje një mesazh në Twitter: “Mirëseerdhe, Angel Di Maria”, por Barcelona e fshiu pak më vonë dhe shkruajti se faqja e vet zyrtare kishte rënë pre e hakerave.

A ishte vërtet ashtu? Tani lindin dyshime se ndoshta vetë Barcelona e ka bërë lëmsh, duke postuar një mesazh që ishte në plan për pak më vonë.

Kjo për faktin e tani “Sport.es” raporton se Di María është vërtet në planet e Barcelonës dhe është shumë pranë transferimit nga PSG te klubi katallan.

Sport raporton se marrëveshja është thuajse e mbyllur, për një shifër pranë 50 milionë eurove. Operacioni është edhe një reagim ndaj dështimit për t’i marrë Dembelenë Dortmundit, që kërkon 150 milionë euro për talentin francez.

Kutinjo mbetet një synim madhor, sepse mesfusha ka ende nevojë për përforcime, por nëse mbyllet me sukses operacioni Di María, Barcelona gjen një zëvendës të mirë për Nejmarin.

Di María ka luajtur për 4 sezone me Realin, para se të transferohen në verën e vitit 2014 për 75 milionë euro te Mançester Junajtid, ku qëndroi vetëm një vit dhe verën pasardhëse kaloi te PSG për 63 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *