Befasohet Golden State, Los Angeles Lakers rigjejnë fitoren

Golden State Warriors janë befasuar nga Miami Heat, që fitoi 126-125. Skuadra vendase krijoi një diferencë prej 15 pikësh në dy periodat e para dhe ajo epërsi u ruajt deri në fund, edhe pse kampionët në fuqi iu afruan fitores. Klay Thompson ishte autor i 36 pikëve, ndërsa Durant e Curry shënuan 29 dhe 24 secili. Gjithsesi festuan Goran Dragi? (27 pikë) dhe Dwyane Wade (25 pikë), që udhëhoqën Miami Heat drejt triumfit.

Milwaukee Bucks ka fituar me vuajtje kundër  Sacramento Kings. Është dashur shtesa për të ndarë fituesin. Gjithçka u mbyll 140-141, ndërkohë që këtë herë nuk ishte Giannis Antetokounmpo (17 pikë, 2 asiste, 7 rikuprime) ylli i ndeshjes. Eric Bledsoe ishte që shkëlqeu, me 26 pikë,  13 asiste dhe 12 rikuperime. Nikola Mirotiç dhe Khris Middleton ishin autorë të 21 pikëve secili.

Ritkthehet te fitorja Los Angeles Lakers, që mposhti New Orleans Pelicans me shifrat 125-119. LeBron James (33 pikë, 10 asiste, 6 rikuperime) pati ndihmën e Brandon Ingram (23 pikë) dhe Kyle Kuzma (22pikë) për ta çuar skuadrën e tij te suksesi, edhe pse në krahun tjetër kishin një Julius Randle (35 pikë, 3 asiste, 6 rikuperime).

James Harden (30 pikë) dhe Clint Capela (23 pikë, 17 rikuperime) udhëhoqën Houston Rockets drejt triumfit 113-118 kundër Charlotte Hornets.  Indiana Pacers u befasua nga Dallas Mavericks, që fitoi 110-101. Luka Donçiç me 26 pikë, 7 asiste e 10 pikë ishte ai që spikati më së shumti. San Antonio Spurs likuidoi Detroit Pistons 105-93, kurse Utah Jazz Los Angeles Clippers me shifrat 111-105.

Charlotte Hornets-Houston Rockets 113-118
Brooklyn Nets-Washington Wizards 116-125
Atlanta Hawks-Minnesota Timberwolves 131-123
Miami Heat-Golden State Warriors 126-125
Memphis Grizzlies-Chicago Bulls 107-109
Boston Celtics-Portland Trail Blazers 92-97
Dallas Mavericks-Indiana Pacers 110-101
San Antonio Spurs-Detroit Pistons 105-93
Utah Jazz-Los Angeles Clippers 111-105
Sacramento Kings-Milwaukee Bucks 140-141
Los Angeles Lakers-New Orleans Pelicans 125-119

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *