Befasia e vetme, Reali e Bajerni përsëritin rezultatin e vajtjes

0

Kishte mungesa të madhe ekuilibri dhe askush nuk priste ndonjë surprizë madhore në Londër e Napoli. Ashtu ndodhi, sepse rezultatet e ndeshjeve të vajtjes ishin domethënëse dhe flisnin qartë për diferencat mes skuadrave. Bajerni shpartalloi sërish Arsenalin me rezultatin 5-1, ashtu si në Mynih, por me ndryshimin e vetëm se Arsenali fitoi… një pjesë loje. Thio Uollkot shënoi në minutën e 20-të dhe ngrohu pak atmosferën në “Emirates Stadium”, por në pjesën e dytë filloi spektakli bavarez, sepse në minutën e 55-të Levandovski barazoi me 11-metërsh dhe në 30 minutat pasardhëse erdhën edhe 4 gola, me Roben, Duglas Kosta dhe Vidal dy herë.

Ndërkaq, “deja vu” edhe në Napoli: Mertens tërboi napolitanët me golin e shënuar në minutën e 24-t, por Reali u zgjua nnë pjesën e dytë dhe Sergio Ramos në minutat 51 e 57 mbylli gjithçka. Sa për statistikë, Morata shënoi në shtesë golin e tretë, për të vulosur fitoren identike si në Madrid.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image