Befasia e madhe, Skënder Gega e mbyll me Partizanin

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre, raporton Supersport.

Strategu 55-vjeçar iu bashkua “Demave të Kuq” në fillim të sezonit që sapo u mbyll, duke bërë një punë shumë të mirë dhe duke rikthyer titullin kampion në kampin e kuq, pas 26 viteve mungesë.

Me plot 70 pikë, Gega shpalli Partizanin kampion të Shqipërisë. Në 36 javë kampionat, të besuarit e Gegës morën 20 fitore, 10 barazime dhe vetëm 6 humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *