Befasia e fundit, skena porno në stadiumin e finales së Champions Ligës!

Futbolli është sporti më popullor dhe më i ndjekur në rruzullin tokësor. Ndeshje pafund, stadiume moderne të mbushura plot, kompeticione të rëndësishme, imazh dhe reklama, shumë para në mes dhe pak… porno!

Një skenë “hot” është xhiruar në stadiumin “Wanda Metropolitana” të Atletikos së Madridit në mes të ditës. Ignacio Alende, prodhuesi i njohur pornografik, ka publikuar në faqen e tij zyrtare një videoklip me drita të kuqe, që zgjat rreth 16 minuta, siç raporton “Mundo Deportivo”.

Skena ka ndodhur në parkingun e stadiumit ku do të zhvillohet finalja e Champions Ligës për këtë sezon. “Një episod i ri i serialit Seks në Publik. Me këtë rast ju paraqesim një skenë në Wanda Metropolitana të Madridit me disa ‘probleme teknike’, shkruhet në titullin e videos së postuar. Klubi spanjoll nuk ka reaguar akoma për këtë ngjarje, që ka krijuar polemika në vendin iberik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *