Befasia e De Biazit, tre debutues kuqezinj

0

Shqipëria humbi 2-0 në Palermo, por fitoi tre të rinj. Xhani De Biazi guxoi dhe hodhi në fushën e lojës tre të rinj që luanin për herë të parë me kuqezinjtë. i pari që hyri në fushë dhe që luajti 90 minuta, duke shkruar historinë sepse bëhet lojtari i parë që luan pas të atit në një pozicion atë të portës.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Thomas Strakosha, djalin e Foto Strakoshës, lojtarit dhe ish-kapitenit kuqezi nga viti 1990 deri në 2005-ën. Këtë herë i biri, Thomasi që luan me Lacion luajti 90 minutat e para në portën që dikur mbrohej nga i ati 90 minuta kundër Italisë, duke bërë një paraqitje të mirë që në takimin e parë me përfaqësuesen e parë. i dyti që u fut në fushë si debutues absolut ishte Eros Grezda nga Gjakova.

21-vjeçari zuri vendin e Roshit dhe u paraqit mirë në fazën sulmuese. Në fund disa minuta dhe për yllin e Skënderbeut, Liridon Latifi, po 21 vjeç dhe me një të ardhme të madhe përpara në kombëtaren kuqezi. Ndoshta gjëja më e bukur kuqezi, pas tifozëve në këtë mbrëmje palermitane ishte debutimi i tre të rinjve shqiptarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.