Befasi te Argjentina! Ikardi “out”, Skaloni me shumë surpriza

Mauro Ikardi nuk do të jetë pjesë e Argjentinës në Kupën e Amerikës. Sulmuesi i Interit ka kaluar një sezon shumë të komplikuar, ku përveçse problemeve me drejtuesit e klubit, ka pasur dhe ulje të statistikave të tij në fushën e lojës. Sezonin e shkuar, Ikardi shënoi 29 gola në kampionat, ndërsa këtë sezon, vetëm 11.

Paraqitja e fundit me Argjentinën për yllin e Interit daton me 21 nëntor të vitit të shkuar, në një ndeshje kundër Meksikës. Me Ikardin jashtë, Skaloni i ka besuar Agueros, Lautaro Martinezit, Mesit, Dibalës dhe Suarezit të River Plejt. Lista e plotë e “Abiçelestëve”:

Portierë: Armani (River Plejt), Andrada (Boka Zhuniors), Markesin (Klub Amerika).

Mbrojtës: Akunja (Sporting), Kasko (River Plejt), Foith (Totenhem), Funes Mori (Vijareal), Otamendi (Man. Siti), Pezela (Fiorentina), Saravia (Rasing), Taljafiko (Ajaks).

Mesfushorë: De Paul (Udineze), Di Maria (PSG), Lo Celso (Betis), Palasios (River Plejt), Paredes (PSG), Pereira (Uatford), Rodrigez (Klub Amerika).

Sulmues: Aguero (Man. Siti), Dibala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Mesi (Barcelona), Suarez (River Plejt).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *